Connect with us

Lifestyle

Shkencëtarët tregojnë moshën më të gjatë që mund të jetojë një njeri

Personi më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë ishte 122 vjeç dhe hyri në Librin e Rekordeve Guinness.

Duke hulumtuar të dhënat e rreth 75,000 holandezëve, mosha e saktë e të cilëve u regjistrua në momentin e vdekjes, studiuesit nga universitetet e Tilburg dhe Erasmus Rotterdam zbuluan se kufiri maksimal i sipërm i jetëgjatësisë për gratë është 115.7 vjet. Për meshkujt, ky kufi është pak më i ulët, 114.1 vjet.

“Këto janë mostra nga të dhënat që përfshijnë 30 vitet e fundit,” tha profesor John Einmal, një nga shkencëtarët që kreu studimin.

Ai shpjegoi se jetëgjatësia mesatare është rritur, por kufiri i sipërm maksimal nuk ka ndryshuar. Kjo nuk ka të bëjë me jetëgjatësinë e përdorur për të përcaktuar se sa gjatë mund të jetojë një individ nëse kujdeset për veten.

Këto gjetje përputhen me një studim të kryer në Amerikë, ku studiuesit gjetën një gamë të ngjashme jetëgjatësie.

Shkencëtarët kanë përcaktuar se jetëgjatësia maksimale e një personi është kryesisht në të nëntëdhjetat dhe nuk ka gjasa që të rritet ndonjëherë mbi 115. Megjithatë, ata konfirmuan se numri i njerëzve që kanë jetuar deri në moshën 95 vjeç në Holandë është trefishuar në 30 vitet e fundit.

Personi më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë ishte 122 vjeç. Jean Louise Calman lindi në 1875 në Francë. Ajo vdiq në vitin 1997 dhe u fut në Librin e Rekordeve Guinness si personi që jetoi më gjatë.

Ajnmal shtoi se gjetjet e hulumtimit të plotë do të publikohen në muajin e ardhshëm.

Advertisement