Connect with us

DOSSIER

Shkencëtari që shpëtoi dhe vrau miliona njerëz

History of Yesterday

I mirë apo i keq, bujar apo egoist, i drejtë apo i gabuar: gjëja më e lehtë është t’i etiketosh njerëzit me epitete të ndryshme. Por shkencëtari Fritz Haber na ka dëshmuar se gjërat nuk janë gjithmonë bardh e zi dhe se realiteti është dhimbshëm kompleks.

Fritz Haber ka hyrë në histori si një njeri me dy anë të ndyshme. Nga njëra anë, ai ndihmoi shumë njerëz të mos vdisnin nga uria, dhe nga ana tjetër, ai zhvilloi armë kimike që të shkaktonin mijëra viktima.

Në 1894, ai filloi punë si pedagog në Universitetin e Karlsruhe. Midis 1894 dhe 1911, ai punoi me kimistin Carl Bosch dhe zhvilloi atë që tani quhet Procesi Haber-Bosch.

Kjo është një metodë revolucionare me të cilën amoniaku mund të sintetizohet drejtpërdrejt nga hidrogjeni dhe azoti.

Para zhvillimit të Procesit Haber-Bosch, nuk kishte asnjë mënyrë të lehtë ose të lirë për të krijuar amoniak. Procesi i zhvilluar nga Haber dhe Bosch bëri të mundur krijimin e plehrave industriale. Për shkak të zbulimit të të dyve, të korrat u rritën ndjeshëm në vëllim dhe në këtë mënyrë miliona njerëz u siguruan ushqim, raporton abcnews.al.

Për zbulimet e tij revolucionare, Fritz Haber u nderua me Çmimin Nobel në Kimi në 1918. Procesi Haber-Bosch përdoret ende në mbarë botën për prodhimin e amoniakut.

Gjysma e prodhimit të ushqimit në botë bazohet në këtë metodë të prodhimit të plehrave. Sipas statistikave, dy nga pesë njerëz në planet jetojnë falë zbulimit të Haber. Nëse historia e kimistit gjerman do të përfundonte këtu, njerëzit do ta kujtonin atë si një hero.

Por rrjedha e jetës së tij mori një kthesë të errët, si rezultat i së cilës Fritz Haber u quajt “babai i kimisë”. Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Fritz Haber u emërua shef i departamentit të kimisë.

Në atë kohë, Haber tashmë kishte kaluar nga Judaizmi në Luteranizëm. Arsyet e konvertimit të tij nuk janë shumë të qarta, por antisemitizmi kishte filluar të përhapej dhe u spekulua se, përmes konvertimit, Fritz Haber donte të merrte një pozicion më të mirë akademik.

Megjithatë, kimisti ishte edhe patriot. Gjatë luftës, ai drejtoi ekipin që punoi në zhvillimin e klorit. Ndërsa studionte efektin e gazeve toksike, Haber arriti në përfundimin se ekspozimi i zgjatur ndaj të njëjtave toksina, kishte efekte vdekjeprurëse.

Ky ekuacion u bë i njohur si “rregulli i Haberit” dhe rezultoi në përdorimin e gazit në luftë. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Haber vazhdoi të punonte fshehurazi për zhvillimin e armëve kimike për Gjermaninë.

Ai gjithashtu mori drejtimin e Institutit Kaiser Wilhelm. Deri në vitin 1931, nacionalizmi gjerman kishte shënuar rritje. Instituti Kaiser Wilhelm u urdhërua të pushonte të gjithë hebrenjtë. Haber u zemërua. Ai u përpoq të vononte largimin e kolegëve të tij hebrenj derisa të gjenin një punë tjetër.

Trashëgimia e Haberit

Më 30 prill 1933, Fritz Haber dha dorëheqjen si drejtor i Institutit. Ai u largua nga Berlini në të njëjtin vit, me ndihmën e kimistëve britanikë.

Haber tashmë ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe vdiq në vitin 1934, në moshën 65 vjeç për shkak të problemeve me zemrëm. Pas vdekjes së Fritz Haber, përmes një ironie të tmerrshme, puna e tij mbi gazrat u përdor nga regjimi nazist.

Hulumtimi i tij u përdor për të zhvilluar Zyklon B, gazi i përdorur në kampet e përqendrimit për të vrarë miliona hebrenj, duke përfshirë miqtë e Haber dhe të njohurit e tij.

Advertisement