Kosova
SHKERMOQET BEOGRADI/ Biserko e ashpër me Vuçiçin, ja si po e përdor çështjen e Kosovës
“Kosova ka qenë gjithmonë temë për të cilën të gjithë pushtetarët serbë kanë arritur të homogjenizojnë qytetarët e Serbisë” – Keshtu tha Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko teksa foli në lidhje me zhvillimet e brendshme në Serbi, si dhe propagandën e presidentit Aleksander Vuçic ndaj Kosovës.
Ajo u shpreh se presidentit serb i ka dështuar vlerësimi në lidhje me protesat, pasi ka shpresuar që ato të zvogëlohen gjatë festave të fundvitit. Madje, Biserko potencoi se Vuçic tani po mbështet tenjë formulë e vjetër, për të dal nga situata në të cilën gjendet.
“Përtej kërcënimeve dhe përdorimit të metodave të ndryshme për të diskredituar lëvizjen rinore, Vucic po përpiqet edhe një herë të mbështetet te një formulë të vjetër, duke bërë thirrje për unitet nën pretekstin e kërcënimeve të supozuara, kryesisht nga Perëndimi, për të cilin ai pretendon se ka organizuar dhe mbështetur financiarisht të ashtuquajturin “revolucion me ngjyra” – theksoi Biserko e cila gjithashtu foli edhe per rëndësinë që ka Kosova si temë te qytetarët serbë, e të cilën Vucic po e përdorë edhe tani. Megjithatë, Biserko vlerësoi se Vucic nuk do t’ia dalë që të heshtë pakënaqësitë që janë për politikat e tij te brendshme, e më së shumti për korrupsionin.
“Kosova ka qenë gjithmonë temë për të cilën të gjithë pushtetarët serbë kanë arritur të homogjenizojnë qytetarët e Serbisë. Vucic ka premtuar se do të kthehet në Kosovë, por ne fakt ai me koheia ka dorëzuar Prishtinës. Vucic përpiqet ta devijojë vëmendjen drejtë Kosovës, duke pretenduar se edhe më shumë vende janë në rrugë për ta çnjohur pavaresine e saj. Lidhur me Kosoven ai gjithashu po akuzon opoziten per tradhti. Megjithatë, kësaj radhe duket se mbizotëron pakënaqësi e madhe, kryesisht per situaten e brendshme – mbi të gjitha korrupsionin, i cili ka shkatërruar strukturën shoqërore” – potencoi Sonja Biserko.