Rajon
“Shko në Shqipëri dhe mposhti ata”/ Vuçiç kërkesë të prerë ndaj trajnerit serb

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, një ditë pas vizitës në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian ka zhvilluar një tubim me partisë e tij në Nish ku dhe i ka bërë një kërkesë të veçantë për trajnerin e kombëtares serbe. Vuçiç i ka kërkuar Dragan Stojkoviç që të “shkojnë në Tiranë dhe të fitojnë”.
“E pashë pak më parë dhe tani shoh se është përsëri këtu. Ju lutem, duartrokisni fort trajnerin serb, Dragan Stojkoviç. Legjendën e Nishit, i cili nuk është fshehur si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte. Në qershor ose korrik, ai luan atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata”, tha Vuçiç.
Më 7 qershor në orën 20:45 e gjithë vëmendja do jetë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, ku do zhvillohet sfida mes Shqipërisë dhe Serbisë. Dy përfaqësuese ndodhen në Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026 dhe përballja mes dy skuadrave duket se është më shumë se futboll.

