Connect with us

Kronike

Shkodër/ Policit i vendoset lëndë plasëse në automjet

Një punonjësi policie në Shkodër i është vendosur lënë plasëse në automjet.

Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të makinës dhe nga shpërthimi nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti”, njofton policia.

Advertisement