Kronike
Shkoi për të prerë dru në mal, gjendet pa shenja jete një person
Një person është gjetur pa shenja jete në mal në fshatin Symizë të Maliqit.
Mësohet se viktima ka shkuar për të prerë dru, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
Viktima ndodhet në morgun e spitalit të Korçës për këqyrjen mjeko ligjore që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.