Connect with us

Kronike

Shkollës në Golem i bie suvaja

Prindërit dhe nxënësit e shkollës “Irakli Bozo” në Golem të Lushnjes kanë dalë këtë të  hënë në protestë dhe kërkojnë që të rregullohet shkolla pasi është amortizuar

Pas rënies së suvasë së tavanit në një klasë të kësaj shkolle, zyra arsimore e qarkut Fier mori vendimin për t’i transferuar në shkollën “Jani Nushi“ në qytetin e Lushnjës.

Por ky vendim i përkoheshëm duket se nuk u mirëprit nga prindërit të cilët vetëm pak ditë pas fillimit te vitit të ri shkollor u ngritën në protestë duke kërkuar njëzëri që 150 fëmijët e kësaj shkolle të mos largoheshin pasi godinës i duhet vetëm një rikonstruksion disa ditor për t’iu rikthyer procesit normal mësimor.

Nderkaq fëmijët janë transferuar por sipas prinderve shkoola është jashtë standardeve, ndaj kërkojnë që mësimi të bëhet në shkollën e fshatit

Advertisement