Bota
Shkopi dhe karota/ Trumpi nuk pranon dorëzimin e të gjithë Rajonit të Donbasit te Putini

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, hodhi poshtë raportimet se Washingtoni mund të pranonte dorëzimin e gjithë rajonit të Donbasit Rusisë.
Rubio reagoi pas një raportimi të Fox News, sipas të cilit administrata amerikane po shqyrtonte mundësinë e një marrëveshjeje territoriale mes Kievit dhe Moskës, që do t’i linte të gjithë Donbasin nën kontrollin rus.
“Ky informacion është i pasaktë. Qëndrimi i SHBA-ve mbetet i pandryshuar: ne mbështesim plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, deklaroi Rubio.
Kryediplomati amerikan theksoi gjatë një interviste për Fox se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë asnjë zgjidhje që cenon kufijtë ndërkombëtarisht të njohur të Ukrainës, duke përfshirë Donbasin dhe Krimenë.
Vetëm presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka të drejtën të caktojë shkëmbimin, ose dhënien e territoreve sipas tij, duke sjellë në vëmendje edhe fjalët e Trump rreth kësaj çështjeje.
Ky qëndrim vjen në një çast kur bisedimet e paqes mes Washingtonit, Kievit dhe Moskës po vlerësohen si tepër delikate. Evropa gjithashtu po kërkon të luajë një rol aktiv, për të shmangur lëvizje të njëanshme që do ta linin Ukrainën të ekspozuar.
Refuzimi publik i Rubio-s sinjalizon se administrata amerikane dëshiron të shkurtojë çdo keqkuptim dhe të qartësojë vijën e kuqe të saj përballë Kremlinit.

