Connect with us

Bota

Shkopinjtë e rëndë/ Qasja e Bashkimit Europian: Godit Kosovën, për të arritur diçka në terren

Qeveria e Kosovës aktualisht po përballet me “shkopinj të rëndë”, siç pretendohet  për shkak të “paaftësisë që të sillet në mënyrë evropiane” me partnerët perëndimorë. I pyetur nëse ishin të nevojshme “masat ndëshkuese” ndaj Kosovës dhe pse ato nuk janë vendosur edhe ndaj Serbisë, Historiani gjerman Konrad Clewing deklaroi:  Sigurisht, është befasuese të shohësh një nëpunës të lartë publik të politikës së jashtme të BE-së të gatshëm të përdorë formulime të tilla paternalizuese dhe madje pretenduese në këtë drejtim. Gjithsesi, nuk është shumë e vështirë të shihet njëfarë logjike në ushtrimin e një presioni të tillë ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij. Sipas Clewing, “Disa nga qëndrimet personale të Kurtit duket se lindin një qëndrim korrespondues “inat-like” me disa nga homologët e tij perëndimorë. Dhe Kurti, me të vërtetë, duket se ka qenë shumë jo bashkëpunues për disa çështje më të gjera dhe për nivelin taktik të veprimeve në veri. “Kosova është pala më e dobët dhe më e varur në krahasim me Serbinë, kështu që disave mund t’i duket se është më e lehtë të godasësh Kosovën për të arritur diçka në terren” – theksoi historian gjerman

Advertisement