Connect with us

Politike

“Shkrijeni partinë ose dorëzoni vulën!”/ Edhe Godole kundër Alibeajt

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole, ka qenë mjaft e ashpër me lidershipin e kësaj partie, pasi nuk arritën të nxjerrin kandidatë për zgjedhjet lokale. Godole deklaroi se një parti që nuk nxjerr dot 61 kandidatë, duhet të vlerësojë me seriozitet misionin e saj.  Ajo i bëri thirrje Alibeajt dhe atyre që pretondojnë se drejtojnë partinë, që ose të shkrijnë këtë forcë politike ose të dorëzojnë vulën te Berisha.  Më tej, studiuesja shprehu habinë për mënyrën e organizimit të mbledhjeve të kryesisë, ku nuk pati informacion për kandidatët dhe ku disa prej drejtuesve kanë pranuar se ishte vendosur që prej shtatorit të vitit të shkuar, që në zgjedhje do të shkohej vetëm me kandidatë për këshillat bashkiakë.

“Një parti që nuk mundet të gjejë 61 kandidatë të denjë për të konkuruar, është një parti që jo vetëm nuk ka kryer detyrat e shtëpisë, por duhet të shohë me seriozitët misionin e saj. Ose shkohet me 61 kandidatë, ose duhen gjetur arsyet përse këto kandidatë nuk janë aty. Unë nuk kisha ide se si ishte gjendja në PD, përpara se të shkoja në mbledhjet e kryesisë. Nuk shihja gjatë vitit të fundit, një angazhim nga lidershipi që të mblidheshim dhe të organizoheshim. Vetë kam kërkuar të mblidheshim dhe të takoheshim.

Zgjedhjet i shoh si diçka shumë serioze. Mendova se do na sillnin dosje të kandidatëve, dhe do të kishte 2-3 kandidatë për të zgjedhur më të mirin. Kështu e mendova unë. Këto informacione nuk u dhanë asnjëherë. Mbase kështu funksionon në partitë politike, ishte përvoja ime e parë. Unë do ta kisha dashur ndryshe. Kur u përballa në kryesi me variantet e ndryshme që hidhnin, që disa të dalim vetëm në këshillin bashkiak dhe disa vetëm më kandidatë vetëm në bashkitë e rëndësisshme.

Unë mendoj ose do të shkosh në zgjedhje, me 61 kandidatë, si një forcë politike serioze, ose pastaj mund të shkrihet partia, shkrijeni partinë ose bëni koalicion të hapur me Fotloren, jepeni atë vulën, sepse kjo nuk mund të jetë parti që shkon kështu në zgjedhje. Thashe na tregoni arsyet se çfarë fiton ose humbet partia me këto variante. Pyetja ime për lidershipin është, cfarë kanë bërë ata gjatë të gjithë kësaj kohe? 

PD nuk e ka të lehtë, ka intimidime, nuk është e lehtë të ndodhë kjo që i ndodhi PD-së dhe demokratëve në baze. Por përshtypja ime ishte, që njerëzit donin të kishin kandidatë dhe ishte lidershipi ai që i pengonte. Ajo që ishte më e rëndë, një pjesë e lidershipit pranoi që në parim, ata që në shtator të vitit të kaluar, kishin biseduar mes vedi, jo kryesia e madhe ku jam unë, që të shkonin vetëm me këshilltarë”, deklaroi Jonila Godole.

Advertisement