Connect with us

Kosova

Shkrimi i Kurtit në NYT, Vuçeviç: Propagandë, katalog i gënjeshtrave

Serbia, sipas kryeministrit, Millosh Vuçeviç, është shtylla e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, prandaj çdo akuzë për qëllime të ndryshme duhet të refuzohet apriori si lajm i rremë.

Këto komente Vuçeviç i bëri ndërsa e komentoi opinionin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i botuar në prestigjiozen amerikane, “The New York Times”, ku shtjelloi rëndësinë e NATO-s në Kosovës që nga fushata ajrore deri në ditët e sotme.

Në opinionin e titulluar “Mos dyshoni në NATO, ajo i shpëtoi njerëzit e mi”, Kurti ndër të tjera tha se një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë po aq sa edhe Serbisë.

“Serbia mund të përpiqet të fitojë territor përmes agresionit dhe Rusia mund të fitojë kontroll më të fortë ndaj Serbisë si një satelit I saj, përveçse të shpërqendrojë botën nga lufta që po bën në Ukrainë” – ka deklaruar kryeministri I Kosoves

Sipas pretendimeve të Vuçeviç ky tekst i Kurtit mund të konsiderohet si “katalog i gënjeshtrave” dhe “përpjekje për të gjetur alibi për trajtimin anti-civilizues dhe çnjerëzor të serbëve në Kosovë”.

“Është një rrëfim krejtësisht i shtrembëruar për natyrën e lëvizjes separatiste në Kosovë, e cila është burimi i vetëm i të gjitha problemeve me të cilat po ballafaqohemi në Kosovë nga viti 1999 e deri më sot, dhe lavdërimet për NATO-n si shpëtimtare e popullit shqiptar nuk kane lidhje me të vërtetën dhe gjendjen aktuale në terren”, ka pretenduar Vuçeviç.

Ai ndër të tjera ka thene se Serbia është e njohur botërisht si një vend i suksesshëm dhe i avancuar dhe motor i zhvillimit të rajonit në Ballkanin Perëndimor.

“Prandaj, narrativat propagandistike, patetike dhe arkaike të Kurtit nuk mund të kenë efektin që mund të kishin pasur dy dekada e gjysmë më parë. Angazhimi për paqen dhe stabilitetin dëshmohet nga sjellja demokratike, respektimi i të drejtave të njeriut dhe konstruktiviteti në dialog”, ka pretenduar më tej Vucevic.

Advertisement