Connect with us

Aktualitet

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Senati: Rrezikon që mos të ketë më kërkime

Qeveria po përgatit vendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Sipas projektit të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të gjitha asetet, si pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të këtij institucioni, i kalojnë në varësi, Akademisë e Shkencave. Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, sipas propozimit, duhet të riorganizohen si njësi të kërkim-studimit deri 31 Dhjetor të vitit 2023. Por ky ndryshim është kundërshtuar nga Senati. Sipas tyre, me këtë vendim nuk do të ketë më studime albanologjike, ndërsa rektori i kësaj akademie tha se Akademia e Shkencave, e drejtuar nga Skënder Gjinushi, nuk ka të drejtë që të krijojë institute.

Madje nëpërmjet një shkrese Luan Përzhita, kërkohet tërheqja e kësaj nisme që do të ndërpresë karrierën e afro 100 studentëve.

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Senati: Rrezikon

“Nuk di asgjë se çfarë po ndodh. Nuk kemi njoftim as nga Ministria dhe as nga organe të tjera. Prandaj merret vendimi diku ku nuk jemi pjesë. Senati ka vendosur që procedura e filluar është e papranueshme. Ne e kemi argumentuar,”– tha Luan Përzhita, rektori i Akademisë së Studimeve.

Mendimin e saj e dha edhe studiuesja Ledi Shamku.

Ne jemi institucioni i vetëm që të formojmë albanologë të nesërm, me dërgimin e këtij institucioni pranë Akademisë së Shkencave mundësia e formimit nga këto burime njerëzore shuhet, e ky institucion do prodhojë ose mësues, ose pellazgologë të rinj, a thua se nuk na mjaftonin të vjetrit,”-tha Ledi Shamku.

Akademia e Studimeve Albanologjike u krijua në mars të vitit 2008 në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar. Akademia u formua nga bashkimi i katër Instituteve: i Arkeologjisë, Gjuhësi dhe Letërsi, Historisë dhe Kulturës. Gjithashtu janë dhe 2 njësi kërkimore, studimi i Artit dhe Enciklopedia Shqiptare.

Advertisement