Kronike
Shkrumbohet nga flakët ‘Benzi’ në Fier, çfarë dyshohet
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/09/flake.jpg)
Një makinë tip “Mercedes Benz” është gjetur e djegur në fshatin Shyllas, anës Bypass-it të Fierit në një rrugë dytësore. Mjeti dyshohet të ketë qenë i braktisur, ndërsa pranë tij nuk kishte njeri. Makina është shkrumbuar plotësisht dhe është pa targa.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)