Bota
Shkrumbohet nga flakët hoteli në Angli, vdesin…
Policia britanike ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur nga flakët e mëngjesit të sotëm që përfshinë një hotel në Perth dhe Kinross.
Shërbimet e urgjencës u thirrën në hotelin e New County në County Place pranë qendrës së Perthit pak pas orës 5 të mëngjesit të së hënës. Më shumë se 60 zjarrfikës morën pjesë në përpjekjen për shuarjen e flakëve.
Tre persona ndërruan jetë nga zjarri dhe mysafirët e hotelit, si dhe dy persona nga një bllok banesash fqinje ishin evakuuar. Njëmbëdhjetë persona morën trajtim në vendngjarje, por nuk kishin nevojë të shkonin në spital.
Duke dhënë një deklaratë pranë vendit të ngjarjes në Perth, Jason Sharp, komandanti i zonës së shërbimit të shpëtimit dhe zjarrfikësve skocez për Perth, Kinross, Angus dhe Dundee, tha: “Ky ishte një incident shumë kompleks, ku tre persona u shpallën të vdekur në mënyrë tragjike në vendngjarje. Ai shtoi: “Zjarrfikësit tanë punuan jashtëzakonisht shumë në një mjedis shumë kompleks dhe sfidues për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe dëmtimin aty ku ishte e mundur”