Rajon
Shkurt dhe pa gabime/ Nuk ka takim me Albin Kurtin
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se nuk beson që do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Paris. Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, ai tha para gazetarëve se ka ekzistuar mundësia që takimi të ndodhë, por tashmë nuk beson më, duke mos dhënë më shumë detaje.
Një ditë më herët, Kurti, i cili po ashtu sot gjendet në Paris, tha se mund të ndodhë një takim me Vuçiç.
Vuçiç tha, gjithashtu tha se i ka përcjellë Macron-it “zhgënjimin e popullit serb në Kosovë e Metohi, sepse ajo që iu ishte premtuar nuk u realizua”.
“Nuk ka arsye për të qenë optimist me Prishtinën. Presidentit francez i thashë se ne po kërkojmë vetëm targa neutrale ndaj statusit, siç është në marrëveshje” – tha Vuçiç, duke shtuar se i ka treguar presidentit Macron ‘kushtet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës’, por nuk tregoi detaje.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013. Më 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen. Por, Kurti ka deklaruar disa herë se është kundër formimit të ndonjë asociacioni një etnik.