Connect with us

Shkrime

Shmanget e keqja/ Gjuha e veçantë që kupton Albin Kurti

Kur aleatët i kërkojnë kryeministrit te Kosoves Albin Kurtit të bëjë diçka, ai nuk e bën. Më pas, kur aleatët e kushtëzojnë ta bëjë, ai e bën. Kërkesa e parë është për koordinim, e dyta, detyrim. Përfundimi, nënshtrim.

Kurti, arriti ta bind popullin se qeveria që ai drejton nuk e di se çfarë është presioni ndërkombëtar, ndërkohë që gjithmonë ka marre vendime me peshë të madhe për vendin nën presion, të vonuara dhe pa asnjë shpërblim në fund.

Ekzekutivi kosovar zbatoi vendimin për Manastirin e Deçanit, ofroi themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, u tërhoq nga hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve, dhe  hoqi masat e ndalimit ndaj mallrave të Serbisë.

Logjika politike e Kurtit, beson komentatorit politik, Afrim Kasolli, funksionon asisoj që acaron raportet me ndërkombëtarët. Ai në publik shfaqet se nuk do të tërhiqet dhe se do të qëndrojë deri në fund edhe me çmimin e izolimit, duke shtuar frikën mbi pasojat e këtyre skenarëve dhe papritmas zmbrapset me synim që të mirëkuptohet nga shoqëria se e ka bërë një veprim të duhur.

“Kjo logjikë e ka rritur tensionin me Gjermaninë dhe kërcënimin e kësaj të fundit se Kosova do të përjashtohet si nga CEFTA ashtu edhe Procesi i Berlinit, nëse Qeveria nuk e suspendon vendimin për lejimin e mallrave me origjinë nga Serbia në tregun e Kosovës. Dhe kur Kurti e plotësoi këtë kusht të gjithë u ndjen të lehtësuar se pse u shmang me e keqja” – deklaroi Kasolli

Por, pse e bënë këtë Albin Kurti?

Sipas Kasollit kjo qasje është “një lojë taktike” për përfitime afatshkurta, por që i mungon rezultati afatgjat strategjik………………………….

“Kjo ka të bëjë fillimisht me motivin e Albin Kurtin për ta ekspozuar veten si një lider i cili dallon nga drejtuesit e meparshem shtetërorë dhe politikë, që sipas tij, pranonin çdo gjë nga ndërkombëtarët. Me këtë strategji, Kurti dëshiron të krijojë përshtypjen në opinionin publik se nuk bën kompromise, ose edhe nëse e bënë, atëherë është tërhequr, sepse ia ka vlejtur “barra qiranë. Dhe në këtë mënyrë te sigurojë dhembshurinë e publikut pasi ai u mundua, por në fund nuk kishte alternativë tjetër. Pra që si një i kalorës i vetmuar lufton deri në fund në mbrojte të interesave shtetërore, për dallim nga pararendësit që dorëzoheshin me të parën” – argumentoi më tej Kasolli.

Një taktikë të tillë, sipas ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti e ka deshifruar vetë me rastin e arsyetimit të vendimit për dhënien e 25 hektarëve për Manastirin e Deçanit.

“Pas këtij vendimi Kurti kishte arsyetuar se ky vendim ‘ishte i vështirë, po i paevitueshëm’. Pra në dallim nga ish-liderët politikë që bënin kompromise nga vullneti, ky nga mungesa e opsioneve tjera” – tregoi Kasolli, sipas te cilit, në këtë mënyrë Kosova, falë kalkulimeve politike të Kurtit, ka filluar të shihet si një vend që kupton vetëm gjuhën e kërcënimit, shantazhit dhe presionit.

 

 

 

Advertisement