Bota
Shmanget tentativa e tretë për atentat ndaj Donald Trump
Një person i armatosur është arrestuar në Kaliforni, pasi tentoi të hynte në mitingun ku do të fliste Donald Trump.
Arrestimi u bë të shtunën në Coachella, por u njoftua një ditë më pas. Sherifi lokal tha në një deklaratë se mund të jetë parandaluar një tjetër atentat ndaj ish-presidentit, shkruan A2 CNN.
I arrestuari quhet Vem Miller dhe besohet të jetë anëtar i një organizate antiqeveritare të ekstremit të djathtë që, sipas sherifit, po planifikonte të vriste Trump.
Sipas informacioneve të para, ai kishte me vete një armë dhe një karikator, si dhe karta identiteti false për gazetarët dhe për zonën e spektatorëve VIP.
Burri u pa nga policia lokale dhe jo nga siguria e Trump, në një pikë kontrolli rreth 1 kilometër nga vendi i fjalimit.
lAJMI NE PERDITESIM
Mediat ndërkombëtare raportojnë se 49-vjeçari Vem Miller u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe karikator me kapacitet të lartë mbajtës të fishekëve, shumë pranë vendit ku Trump po mbante një takim me lektoratin.
Mësohet se ai mbante dokumente false si anëtar i shtypit dhe për kalimin VIP në zonat ku jo të gjithë lejohen.
“Me shumë mundësi ne parandaluam një tjetër tentativë për vrasje”, tha sherifi Chad Bianco.
Ai u shpreh se besohet që 49-vjeçari të jetë anëtar i një organizate të djathtë antiqeveritare dhe po planifikonte të vriste Trump.