Kronike
Shoferët e urbanëve i nënshtrohen testit të alkoolit
Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar një aksion blic dhe kontrolle të befasishme në mjetet e transportit publik, për evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë shkelje agresive.
Në këtë kuadër, gjatë 24 orëve të fundit, rëndësi e veçantë i është kushtuar kontrolleve të befasishme të drejtuesve të mjeteve të transportit publik, në linja të ndryshme të autobusëve, në kryeqytet.
Ditën e djeshme i janë nënshtruar testit të alkoolit, 25 drejtues të mjeteve të transportit publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurtë.