Connect with us

Aktualitet

Shoferi humbi kontrollin e mjetit, përplas tre persona, transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Kurbin.

Një 45-vjeçare ka humbur m kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësorë dhe një shitëse ambulante.

Sipas uniformave blu, tre të lënduarit ndodhen në spital, ku po marrim mjekim.

“Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, në rrugën pranë Kishës “Shna Ndou”, Kurbin, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasen A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët shtetasen D.D., 21 vjeçe, shtetasin E.R., 39 vjeç, si dhe shitësen ambulante shtetasen A.Gj., 18 vjeçe.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement