Connect with us

Rajon

Shoferi i kamionit që u përplas me tifozët e PAOK: 34 vite kamionist, kështu aksidenti nuk kisha parë

Shoferi i kamionit që u përplas ballë për ballë me minifurgonin në të cilin udhëtonin 10 tifozët të ekipit grek të PAOK-ut, është shprehur i tronditur nga ngjarja. Ata po udhëtonin drejt Francës për të parë ndeshjen e ekipit të zemrës, por në Rumani janë përplasur me një kamion.

Shtatë të rinj humbën jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur e janë në spital. Mes viktimave është një shqiptar, kurse një bashkatdhetar i dytë është mes të plagosurve.

Shoferi me origjinë polake ka rrëfyer se si e ka përjetuar aksidentin e paprecedentë, duke thënë se “në 34 vitet që kam drejtuar kamion, nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kam drejtuar mbi 1.000.000 kilometra dhe kjo është hera e parë që has në një gjendje të tillë.”

Aksidenti, siç theksojnë rumunët, është më i keqi që ka ndodhur në Qarkun e Timishoarës në të paktën 20 vjet.

Një dëshmitar i aksidentit tha se, përpara se të kthehej në drejtimin e kundërt, minibusi që transportonte tifozët grekë goditi cisternën nga e cila u filmua incidenti. Megjithatë, burime policore konfirmuan se nuk ka pasur kontakt midis minibusit dhe cisternës që po kalonte.

Autoritetet në Timişoara u vunë në gatishmëri të martën, më 27 janar 2025, pas një telefonate në numrin 112 që raportoi një aksident të rëndë trafiku në autostradën DN6, midis Lugoj dhe Caranțebes, pranë qytetit të Lugojel. Me të mbërritur në vendngjarje, policia dhe ekipet e shpëtimit zbuluan se kishte ndodhur një masakër.

Më vonë, u bë e ditur se minibusi me 9 vende po transportonte 10 tifozë të ekipit të futbollit PAOK të Selanikut, të cilët po shkonin në Lyon, ku ekipi i tyre është planifikuar të luajë një ndeshje të Europa League të enjten.

Advertisement