Connect with us

Kronike

Shoferi i ‘Opel’ përplas dy të mitur në Elbasan

Një aksident i rëndë është regjistruar në Elbasan. Si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të plagosur dy fëmijë të moshave 12 dhe 16 vjeç. Mësohet se mjeti tip ‘Opel’ që drejtohej nga një 61-vjeçar i përplasur fëmijët që po udhëtonin me biçikletë.

Fëmijët po lëviznin në krah të rrugës, por një manovër e gabuar e makinës ka bërë që të ndodhë aksidenti. Të miturit janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin mjekimin e duhur, teksa policia po heton më tej rrethanat e ngjarjes.

Advertisement