Aktualitet
Shoferi i prokurorit të SPAK kërcënon shefin e qarkullimit rrugor në Elbasan, AMP nis hetimet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në ngarkim të punonjësit të Gardës së Republikës, Inspektor Mateo Ademi, i dyshuar për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.
Pas kallëzimit të shtetasit Besmir Likaj, i cili ushtron funksionin Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, u kryen veprimet e para hetimore nga ku rezultoi se punonjësi i Gardës së Republikës për motive të dobëta ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

