Connect with us

Bota

Shokon Princ Harry: Kam vrarë 25 luftëtarë talebanë

Princi Harry ka zbuluar se ka vrarë 25 luftëtarë talebanë gjatë turneut të tij të dytë të detyrës në Afganistan. Duka i Sussex-it, i cili njihej si ‘Kapiteni Uells’ në ushtri, shkroi se ai nuk i mendonte të vrarët ‘si njerëz’ por përkundrazi ‘pushat e shahut’ të cilët i kishte hequr nga tabela.

Ai tha se ‘nuk është një numër që më mbush me kënaqësi, por as që më vë në siklet’, sipas DailyMail.

Kjo është hera e parë që Harry, ka folur për numrin e luftëtarëve talebanë që ai personalisht vrau gjatë kohës së tij në Afganistan, ku shkoi në vitet 2007-2008 dhe 2012.

Princi u vendos për herë të parë në provincën Helmand si një kontrollues ajror në vitin 2007, por turneu i tij i parë në detyrë u ndërpre. Pasi mësoi të fluturonte me helikopterë Apache, Harry u vendos në kampin Bastion në Afganistanin jugor në vitin 2012, ku qëndroi për 20 javë.

Gjatë turneut të tij të vitit 2012, Harry ndihmoi në ofrimin e mbështetjes me helikopter për Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë dhe forcat afgane që veprojnë në të gjithë provincën Helmand.

Kapiteni Uells u kualifikua si bashkë-pilot gjuajtës në shkurt 2012.

Ai u stërvit për të fluturuar në sediljen e përparme si komandant i misionit ose avionit, por shumicën e kohës përdorte pamjet, sensorët dhe sistemet e armëve të Apache-s.

Zbulimi mund të përshkallëzojë frikën për sigurinë e tij personale pasi Princi Harry është konsideruar prej kohësh si një objektiv terrorist për shkak të statusit të tij mbretëror dhe lidhjeve ushtarake.

Advertisement