Connect with us

Pinknews

Shoku i Luizit: Kiarën nuk do e duroja

Luizi është suprizuar të shtunën nga dy shokët e tij në Big Brother.

Ata kanë njohur aty edhe Kiarën, për të cilën nuk ndajë mëndim të njëjtë.

Teksa ishin të ftuar në ‘Ftesë në 5’, ata deklaruan se ka gjëra që nuk pëlqejnë te Kiara ndërsa Joni tregoi se nëse do ishte në vendin e Luizit, nuk do e duronte dot.

Madje, ai tha se Luizi e duron shumë atë.

Biseda:

Joni: Të shoh Luizin duke qarë për një femër nuk e kam parë. Dua ta besoj se është e vërtetë. Kiara ka momentet e veta ku nuk është e sigurtë, ka gjëra që mua nuk më pëlqejnë, e largon në një mënyrë, që të jem unë, them ik moj 1 jetë kam. Nuk do e duroja. Luizi është shumë i përfshirë, po e duron shumë, ndaj them është shumë i përfshirë me Kiarën’

Mario: Luizi është shumë i dashur, mundohet të japë gjithçka. Ndikon edhe shtëpia. Sjellja ndaj të tjerëve.

Joni: Për Kiarën ndikon shtëpia.

Advertisement