Connect with us

Kronike

“Shoku i viktimës ishte në këmbë, djali tjetër i shtrirë në tokë”/ Vrasja e Elisit, dëshmia e pronarit të lokalit

Vrasja e Elisit e cila u krye nga persona të maskuar të cilët iu afruan me një makinë dhe qëlluan me breshëri plumbash.

Makinë Benz C Class ngjyrë gri të cilën më pas ata dyshohet se e çmontuan në bazën e tyre në përpjekje për të humbur gjurmët.

Ku tashmë grupi hetues kishte dyshime të arsyeshme se Voltan Xhani ishte organizatori dhe financuesi i atentatit ndaj Rroshkodolit.

Rroshkodoli që thuhej se njihej edhe për miqësinë me grupin e Bajrave në Shkodër.

 

 

Ku dyshimet më të forta të grupi hetues janë se vrasja e Elis Rroshkodolit në Shkodër më datë 30 Gusht 2024 kishte ardhur për shkak të përplasjeve të grupeve të trafikut të kokainës.

Vetëm një javë nga krimi, ku Elis Rroshkodoli mori 14 plumba në trup duke gjetur vdekjen e menjëhershme, policia vendosi në pranga fillimisht shtetasin Xhulio Malo nga Gjirokastra.

Kjo pasi në garazhin e tyre në fshatin Mullet në Tiranë, u gjet edhe makina e përdorur në krimin ndaj Elis Rroshkodolit.

Operacioni i koduar ‘Enigma’ ku vëllezërit Xhani u arrestuan ndërsa drekonin në një restorant në Gjirin e Lalzit, me disa personazhe të njohur të botës së krimit.

Ndërkohë që për ta në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje’.

Kjo në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit Elis Rroshkodoli, ndodhur në Shkodër.

Kjo pasi si Voltan Xhani ashtu dhe viktima Elis Rroshkodoli ishin të skeduar në trafikun e drogërave të forta.

Gjë që nëna e tij e hedh poshtë si version.

Teksa ngulmon se djali i saj Elisi nuk ishte i përfshirë në aktivitete që kishin të bënte me lëndët narkotike.

Ndërsa ajo vazhdon të besojë se vrasja e djalit të saj, ka lidhje me plagosjen që ai bëri në Belgjikë.

“Nuk kishte lidhje. Këta janë vrasës me pagesë. Këta të jugut vijnë në veri, këta të veriut vijnë në jug. Unë pyes shokët. Ore i njihni? Po jo moj më thonë.

Në Durrës që u kapën dy vetë, ai Plaku, ata janë marrë me drogë, por jo Elisi, as nuk i njihte. Janë ngatërruar gjërat. Policia me dashje, pa dashje, i ka ngatërruar gjërat.

Ja pra për atë plagosjen në Belgjikë.Dhe ai tha nuk e fal

Po hajd shikojmë gjendjen financiare të familjes sime. Ku i çoi më thuaj, të lutem. Unë dhe në Francë ku ishte djali i çoja para. Biles edhe dëmshpërblimin e djalit të vogël, të gjitha atij ia ruajta. Unë vetëm dyert e shtëpisë kam vënë. E kam pas shtëpinë pa dyer, vetëm me perde. Punoja në Velipojë gjithë verën, vetëm t’i çoja para Elisit”, thotw Lindita, nwna e Elis Rroshkodolit.

Por përse nëna e Elisit vazhdon të besojë se djali është vrarë për shkak të plagosjes që ai bëri në Bëlgjikë dhe jo për përfshirje në aktivitetin e drogës.

Ku e mbështet ajo këtë besim?

Çfarë di ajo për shokët me të cilët Elisi shoqërohej?

A janë marrë ata në pyetje?

Dhe a ka elementë prove që mund të dëshmojnë implikimin e familjes së hasmit të tij, që mund të ndryshojnë rrjedhën e hetimit?

A është nxjerrë në pritë Elisi ditën e ngjarjes?

Dhe nëse po, nga kush?

Çfarë kanë zbuluar hetimet e deritanishme të prokurorisë lidhur me atentatin mafioz ndaj Elis Roshkodol.

Kush janë personat e dyshuar për vrasjen e tij dhe cila është pista kryesore e hetimit?

Dhe pse Dritan Milani, vëllai i personit të plagosur nga Elisi në Belgjikë është një nga personat e dyshuar të interesuar për të kryer këtë vrasje.

Ku sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, Dritan Milani është ndihmuar për këtë kryer këtë krim nga Xhulio Malo dhe Voltan Xhani.

Ku i pari që u pyet mbi këtë krim ishin pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili tregoi fillimisht se Elisi kishte disa ditë që frekuentonte barin e tij.

Dhe konsumonte vetëm kafe ose ujë.

“Kur dola jashtë pashë që shoku i viktimës ishte në këmbë, ndërsa djali tjetër ishte i shtrirë në tokë”, mësohet të kjetë thënë pronari i lokalit, pasi është pyetur në polici.

Advertisement