Connect with us

Kosova

Shokuese/ 5 vjeçarja sulmohet nga ujku, tërhiqet zvarrë duke marrë plagë në gjoks dhe shpinë

Një fëmijë 5 vjeç është sulmuar pasditen e djeshme nga një ujk në fshatin Brod në Kosovë. Sipas njoftimit te policisë i mituri është sulmuar në oborrin e banesës rreth orës 19:00 në lagjen “Coklarë”. Mësohet se fëmija ka marrë dëmtime në gjoks dhe në shpinë.

Ai është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Prishtinë për mjekim më të specializuar. Drejtori i Klinikës, Nazmi Kolgeci ka bërë me dije se fëmija është në gjendje stabël.

“Gjendja është stabile për momentin, por është duke u përcjell. Jemi duke u përkujdesur, ekzaminimet e nevojshme janë bërë të gjitha. Kemi ftuar dhe ekipin e epidemiologjisë….gjendja është stabile por ky pacient duhet të qëndroj rreth një javë ditë në klinikën tonë. Lëndimet i ka në gjoks dhe në shpinë”, tha Kolgeci.

Advertisement