Connect with us

Kronike

SHOKUESE/ Burri hedh gruan nga shkallët, e mban me këmbën e thyer në shtëpi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë. Një 55-vjeçare e cila dhunohej nga bashkëshorti, prej 6 ditësh ka qëndruar me këmbë të thyer në banesë. Konkretisht, para 6 ditësh, gruaja e identifikuar si Diana Mulla, ka mbetur e plagosur, pasi burri e ka hedhur nga shkallët e shtëpisë. Për pasojë, gruaja ka thyer këmbën e djathtë, e ndonëse e tillë, burri përsëri e ka mbajtur në shtëpi në gjendje të rëndë pa i ofruar asnjë mjekim dhe pa e dërguar në spital.

Burri në Korçë hedh nga shkallët gruan për një gotë vaji, e mban 6 ditë me këmbë të thyer në shtëpi

Sot, kur është dërguar në spital, Diana ka deklaruar se ka probleme shëndetësore, ku ka pësuar paralizë dhe vuan nga zemra, ndërsa ka treguar edhe keqtrajtimet nga burri i saj. Ky i fundit, Fatos Mulla u shoqërua në komisariat për të dhënë deklaratën e tij. Deri më tani, e dhunuara pretendon se shkak për sherrin është bërë një gotë vaj. Shkak për shtyrjen është një motiv banal, një gotë vaji siç thuhet nga ana e të dhunuarës./joq

Advertisement