Sport
Shorti i Champions, me fat Interi e Reali
Shorti i Champions League ka sjellë disa super sfida.
Ndeshja më e fortë mund të konsiderohet Mançester Sit-Bajern Mynih, por dhe derbi italian Napoli-Milan.
Me fat Interi, që ka peshkuar Benfikën, por dhe Real Madrid, që do të ndeshet me Çelsin, një ekip jo shumë në formë.
Shorti
Mançester Siti-Bajern Mynih
Real Madrid-Çelsi
Benfika-Inter
Napoli-Milan
Fituesi i çiftit Mançester Siti-Bajern Mynih do të ndeshet në gjysëmfinale me fituesin e Real-Çelsi ndërsa fituesi i çiftit Benfika-Inter do të ndeshet në gjysëmfinale me fituesin e çiftit Milan-Napoli.