Connect with us

Pinknews

SHOW që degradon me shantazhe e kërcënime për dashnorë e video erotike

“Big Brother VIP” është rikthyer në një shou me ofendime, gjuhë seksiste, bullizuese, kërcënuese, madje dhe shantazhuese.

Një debat mes aktores Olta Gixhari dhe këngëtarit Luiz Ejlli ka kaluar çdo kufi.

Olta mes të tjerash ka “kërcënuar” se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin, dy pjesëmarrëse në këtë shou, duke u shprehur se Tirana është e vogël dhe se me informacionet që ka mund t’i nxjerrë nga formati.

“Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”, tha Olta për moderatoren vetëm pse kjo e fundit ka afrimitet me Luizin.

Ndërsa për Efin u shpreh: “Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë.”

Pas kësaj reaguan familjarët e Efit.

“Besoj se sjellja e Efit kundrejt Oltës dhe çdo gjë që ajo ka thënë vërtetohet me këto pamje të shëmtuara kërcënimi për një vajzë që supozohet të gjykohet për çfarë bën brenda “Big Brother”, jo jashtë, por mbi të gjitha nuk është vegël e një loje të shëmtuar duke goditur jetën personale të banorëve aty brenda”– thuhet në reagim.

Edhe shoqja e ngushtë e Efi Dhedhes, Mikela Pupa, ka reaguar ashpër ndaj aktores Olta Gixhari.

“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”– shkruan Mikela.

Advertisement