Pinknews
“Showbizz-i shqiptar ka pafytyrësi”
Juliana Nura është një nga banoret më aktive dhe më të komentuara në “BBV Kosova”.
Së fundmi ajo është përfshirë në disa biseda me banorët që janë në nominim, ku ndër të tjera foli për showbizz-in shqiptar.
“Gjëja më e keqe e showbizz-it shqiptar. Ka shumë bërllok në showbizz-in shqiptar. Duhet me pastru talentin, njeriu që e meriton me qenë në showbizz për gjërat që i meriton dhe me qenë të vërtetë”, tha ajo.
“Ka shumë dyfytyrësi në showbizz-in tonë. Jo të gjithë, por ka njerëz”, vazhdoi më tej Juliana.
Pak ditë më parë ajo ka folur edhe lidhur me videon intime të saj që ka qarkulluar vite më parë.
“Momenti ka qenë super i vështirë kur e kam kuptuar që ai linku është videoja ime. Ato momente kam menduar që ishte më mirë që të fundosesha prej kësaj bote sepse për mua vlera shqiptare, vlera e familjes, vlera e fisit im, puna, sakrifica që e kam bërë deri në atë moment ka qenë shumë e madhe. Çdo mund i yti fshihet me një gjë kaq të vogël, kaq të vogël ku një vajzë zhvishet për të dashurin e vet që është shumë normale, por nuk është normale për me ta humbur të drejtën me të shantazhuar”, vijoi më tej Juliana.
“Opsioni i parë që ia vlen me jetu që t’i lë ëndrrat e mia mbrapa, por e dija që do t’u shkaktoja prindërve një hall më të madh, ose gjëja e dytë që të vazhdoj përpara. Sa herë që flas qaj sepse ma kujton dhimbjen, mbi të gjitha dhimbja nuk është asgjë nëse e mbaj vetëm për vete”.