Sport
Shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/10/topi.jpg)
Sonte në mbrëmje, duke filluar nga ora 21:00 në Paris do mbahet ceremonia e ndarjes së çmimit të Topit të Artë.
Padyshim pretendenti kryesor për t`u dekoruar lojtari i vitit është ylli i Real Madridit, Karim Benzema.
Francezi ishte vendimtar në një sezon fantastik me ‘Mbretërit’. Në 46 takime gjithsej sezonin 2021-22, Benzema ka shënuar 44 gola dhe ka dhuruar 15 asiste në të gjitha garat.
Sulmuesi gjithashtu me Realin ka fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, dy nga trofetë më prestigjiozë për klube. Rikujtojmë që fitues në fuqi i këtij çmimi aktualisht është Leo Messi.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)