Connect with us

Kosova

Shpallja e okupimit do të thoshte njohje e Kosovës/ Vuçiç flet për vendimin e tërheqjes

Presidenti Aleksandër Vuçiç, në fjalimin e djeshëm para opinionit serb, duke iu pergjigjur pyetjes se a do të merret vendim për okupimin e territorit të veriut te Kosoves, tha se ky vendim nuk është marrë sepse do të sillte një sërë pasojash të papranueshme, siç është njohja. të Kosovës si shtet i pavarur.

“Ekspertët tanë ligjorë ishin absolutisht kundër” – deklaroi Vuçic për opsionin për të shpallur një okupim të një pjese të territorit.

Ai, duke lexuar arsyet pse nuk u bë shpallja e okupimit, tha se në mënyrë analogjie mund të zbatohen disa rregulla për okupim, por se edhe formimi i Vosjka Kosovës nuk çon në faktin se një pjesë e territorit mund të konsiderohet nën okupim.

“Nëse do të shpallej pushtimi, grupeve të armatosura të shqiptarëve në Kosovë do t’u njihej statusi i një force legale të armatosur” – deklaroi Vucic duke shtuar se kjo është arsyeja kryesore kundër shpalljes së okupimit.

Ai theksoi gjithashtu se është shumë e rëndësishme që legalizimi dhe legjitimimi të mos ndodhë.

“Okupimi është i mundur vetëm në konfliktet e armatosura ndërkombëtare. Kjo do të thotë se nese do shpallnim okupimin, ne njohim territorin e Republikës së Kosovës si territor i një shteti tjetër. Prandaj nuk po marrim masa për të shpallur pushtimin” – potencoi Vucic dhe theksoi se pranimi i okupimit do të ishte vepër penale.

Advertisement