Kronike
‘Shpejtësi dhe çmenduri’, aksident i 4-fishtë në Kukës
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur këtë pasdite në shëtitoren kryesore të Kukësit.
Një mjet tip “Ford” dyshohet se ka përplasur një makinë në ecje e dy të tjera që ndodheshin të parkuara aty pranë.
Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilin lëvizte drejtuesi i mjetit, që sipas dëshmitarëve ishte në gjendje të dehur. Aktualisht, nuk raportohet për persona të lënduar.