Connect with us

Bota

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Zbulohet skema, komunikonin me kode

Një grup kriminal që ushtronte aktivitet në tregtinë e drogës në zona të ndryshme të Athinës është shkatërruar nga policia greke. Në kuadër të një operacioni të organizuar, u arrestuan 3 shtetas shqiptarë dhe një shtetas grek, ndërkohë që u kryen 5 kontrolle banesash dhe një tjetër në një biznes. Policia greke ka gjetur armë, telefona, makine, euro dhe lëndë narkotike. Nga hetimet paraprake rezultoi se bëhet fjalë për një grup kriminal me veprimtari të vazhdueshme, me strukturë hierarkike dhe me role të dallueshme mes anëtarëve të tij, i cili merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe cannabis, në zona të ndryshme të Athinës. Për sa i përket metodologjisë së funksionimit, anëtarët e organizatës komunikonin kryesisht nëpërmjet aplikacioneve online (Viber), duke shmangur përmendjen e emrave në biseda për të vështirësuar identifikimin e tyre, ndërkohë që përdornin emra të koduar për lëndët narkotike që trafikonin. Nga hetimet rezultoi se 43-vjeçari Arjel Tafilaj nga Selenica, ishte drejtuesi, i cili merrte çdo vendim lidhur me grupin, ndërsa ishte i informuar përpara se të merrej ndonjë veprim nga anëtarët e tjerë. 31-vjeçari Ledjo Harizi nga Memaliaj, si një anëtar kyç i grupit, zëvendësoi 43-vjeçarin aty ku ishte e nevojshme, duke mbajtur një biznes legjitim që grupi e përdorte për mbledhje dhe vendimmarrje. 55-vjeçari Viktor Leme nga Lushnja, kryente shpërndarjen e drogës dhe komunikimin me “klientët”, duke ndjekur me besnikëri udhëzimet e drejtuesve të organizatës.

Advertisement