Kronike
Shpërndanin heroinë në Fier, në pranga 43-vjeçari
Një person ka rënë në pranga ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij për shpërndarje heroinë në Fier. Në Fier u kap Arben Muka dhe u shpall në kërkim Elvir Kananaj.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëeekend”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 43 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. K., 33 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Ëeekend”, gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. M., gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e shtetasit E. K. gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.
Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.