Kronike
Shpërndante drogë në lokale nate, vihet në pranga adoleshenti
Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi shpërndante drogë nëpër lokale të natës.
Në pranga ka rënë N.H., 18 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, në çantën e supit shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis të ndarë të doza të gatshme për shitje dhe një armë të ftohtë (thikë).
Ai u ndalua në rrugën “Kanali i Çukës”, me një motomjet që e drejtonte pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.