Connect with us

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, detajet e para

Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese rreth orës 11:20 në fshatin Mborje të Korçës.

Autoritetet policore raportojnë se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit D. M., 41 vjeç, ku dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer bombola që përdorej për gatim.

Nuk raportohet për të lënduar, teksa si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Advertisement