Bota
Shpërthen kryeministri i Grenlandës: SHBA po na përçmon si aleat

Kryeministri i ri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen folur për mediat nisur nga njoftimi i SHBA-ve se vendin do ta vizitojë zëvendëspresidenti amerikan JD Vance.
Sipas Niselsen ardhja e Vance në një kohë kur nuk është formuar ende qeveria tregon “mosrespekt për një aleat.
Nielsen tha se gjëja e parë që qeveria e re duhet të rregullojë është situata me politikën e jashtme “që kërkon veprim, dhe kjo është gjëja e parë që duam të rregullojmë”.
Ai tha se Danimarka është aleati më i ngushtë i Grenlandës, ndërsa shtoi se “këtu qëndron problemi”.
“Ne duhet të angazhohemi në dialog me të gjithë ata – pa dialog nuk do të zgjidhim asgjë”, është shprehur Nielsen.
Ndërkaq, mbreti i Danimarkës, Frederik X, pranoi ndryshimin e klimës gjeopolitike përpara ardhjes së zëvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe zyrtarëve të tjerë, transmeton BBC.
“E kam thënë më parë, ne jetojmë në një realitet të ndryshe. Por nuk duhet të ketë dyshim se dashuria ime për Grenlandën dhe lidhja ime me njerëzit e Grenlandës s’mund të cenohet lehtë”, i shpreh Frederik X.

