Connect with us

Bota

Shpërthen nga flakët treni i mallrave, ja çfarë raportohet

Një tren mallrash kanadez doli nga shinat dhe mori flakë pranë një fshati në qendër të Maine (verilindje), duke lënë tre punonjës të hekurudhave të lënduar.

Gjithsej nëntë vagona hekurudhore, gjashtë prej të cilave ishin të ngarkuara me “lëndë drusore dhe instalime elektrike”, dolën nga shinat “në një zonë të pyllëzuar, ku morën flakë dhe shkaktuan një zjarr të kufizuar”, deklaruan punonjës të shërbimit Pyjor.

Vagonët e tjerë të trenit, të ngarkuar me materiale të rrezikshme, nuk kanë dalë nga shinat, sipas të njëjtit burim, i cili siguroi se “nuk ka rrezik” të rrjedhin apo të marrin flakë.

Dalja nga shinat i atribuohet faktit se binarët në vend u dëmtuan, ndoshta për shkak të një rrëshqitjeje të akullit të shkrirë dhe mbeturinave.

Më herët, Departamenti i Zjarrfikësve të Rockwood postoi një foto të trenit të dalë nga shinat në Facebook dhe u kërkoi banorëve të “shmangnin” zonën.

Advertisement