Connect with us

Bota

Shpërthen zjarr i papritur në Gjermani, bllokohen rrugët

Një zjarr i madh ka shpërthyer në lagjen Rothenburgsort, në Hamburg. Tymi është përhapur drejt qendrës së qytetit. Ndërkohë ekipet zjarrfikëse janë angazhuar plotësisht për shuarjen e flakëve, por për shkak se zjarri është përhapur me shpejtësi, vënia në kontroll ka qenë e vështirë.

Autoritetet kanë bërë apel që në zonën e Rothenburgsort qytetarët të  mbyllin dritaret e dyert për shkak të reaksioneve kimike që mund të përhapen.

Rruga përreth qytetit është mbyllur në të dy drejtimet në mënyrë që zjarrfikësit të jenë më efikas në shuarjen e zjarrit, ndërsa janë vendosur rrugë alternative për automjetet.

https://twitter.com/hcarthyc_/status/1644914476997550081?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1644914476997550081%7Ctwgr%5E8fd4e13cbb96a64fd35397353df5554e2a86ee10%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fshperthen-zjarri-ne-hamburg-ekipet-zjarrfikese-ne-lufte-me-flaket-bllokohen-rruget%2F

 

 

Advertisement