Bota
Shpërthim i fuqishëm në Krime, raportohet për…
Tre persona u plagosën nga një makinë bombë sot në Krime, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, sipas autoriteteve rajonale të emëruara nga Moska.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të Simferopolit dhe një nga të plagosurit është një zyrtar i rangut të lartë nga pjesa e pushtuar e Zaporizhia, në Ukrainën juglindore.
Më herët, Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB) njoftoi se ishte parandaluar një sulm kundër zyrtarëve të administratës pro-ruse në Zaporizhia.
Kievi ka shprehur vazhdimisht synimin e tij për të rimarrë gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014, të cilin komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh. Qeveria ukrainase ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në sulmet në Krime.