Connect with us

Kronike

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e babait Leonard Dukës

Hesapet e pambyllura mes ‘të fortëve’ duket se ende vijojnë. Mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 03:00 një shpërthim me tritol u regjistrua në banesën e Muhamed Dukës, të atit të Leonard dhe Elis Dukës, të njohur për armiqësinë e tyre me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj dhe për përfshirjen në botën e krimit. Lënda plasëse ishte vendosur në katin e katërt, në derën e banesës së 65-vjeçarit në zonën e Freskut, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore. Nga shpërthimi, nuk raporton për të lënduar. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se ka qenë sasi e vogël lënde plasëse. Vetë Duka ka deklaruar se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët.

Leonard Duka njihet si rivali më i madh i bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Më 14 shkurt të këtij viti, u arrestua nga autoritetet belge në Bruksel pasi iu gjend armë zjarri në banesë dhe një sasi e konsiderueshme parash. Duka akuzohet se ka gisht në vrasjen e Santiago Malkos, i vrarë më 27 gusht 2019, mik i afërt i të zhdukurit Ervis Martinaj.

Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse”, njofton policia.

Redaksia po punon për të mësuar më tepër detaje….

Advertisement