Connect with us

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Tiranë

Një sasi tritoli ka shpërthyer pak më parë në një lokal në zonën e Komunës së Parisit.  Si pasojë e këtij shpërthimi ka vetëm dëme materiale, xhama të thyer të lokalit. Pronarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni dhe asnjë dyshim se për çfarë arsye është vendosur tritoli. Sasia mësohet se ishte e vogël, por do të përcaktohet nga ekspertët. “Më datë 05.10.2023, rreth orës 10:10, është marrë njoftim se në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në vetratën e lokalit të shtetases Sh. Gj. dhe si pasojë janë dëmtuar xhamat e vetratës, si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Lokalit të tyre iu vendos tritol, por nuk raportuan menjëherë në polici, çfarë dëshmuan pronarët

Pronarët e lokalit nuk e kanë raportuar menjëherë në polici kur e kanë konstatuar. Rreth orës 10:10 kanë thirrur policinë.

Në dëshminë e tyre paraprake kanë mohuar që të kenë probleme me persona të tjerë dhe nuk dinë se kush mund të jetë autori. Ndërkohë në pikën ku është vendosur tritoli nuk ka kamera sigurie

Advertisement