Connect with us

Bota

Shpërthimet tronditën Kievin, një viktime dhe…

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm ajror gjatë natës në Kiev.

Shpërthimet kanë tronditur kryeqytetin ukrainas sonte, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, duke shtuar se informacioni po sqarohej dhe sistemet e mbrojtjes po rrëzonin objektivat ajrore.

“Shpërthime në Kiev”, tha Klitschko në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Informacioni është duke u sqaruar. Detajet më vonë. Mbrojtja kundërajrore që punon në rajon, ka objektiva të rrëzuar.”

 

 

Më shumë se 40 dronë rusë të nisur për në Kiev janë rrëzuar, thonë zyrtarët.

Dëshmitarët raportuan disa shpërthime pasi u lëshuan alarme ajrore për Kievin dhe një pjesë të madhe të Ukrainës.

Advertisement