Aktualitet
Shpërthimi i autobotit/ Lëndohen dy punonjës të karburantit, shtrohen në spital
Një autobot karburanti ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Policia ka dalë më një reagim zyrtar ndërsa kanë bërë më dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në një karburant.
Më tej bëhet me dije se nga shpethimi janë plagosur dy persona të cilët janë punonjës në karburantin ku ndodhi shpërthimi. Të plagosurit janë identifikuar si 20-vjeçari me inicialet Xh. K. dhe 35-vjeçari E. P. Policia bën me dije se të dy të plagosurit ndodhen në spital ku kanë marrë edhe ndihmën mjekësore.
Gjithashtu raportohet se zjarri është fikur dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë;
Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant. Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant. Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik. Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.