Kronike
Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, magazina në pronësi të deputetit të PS
Lidhur me shpërthimin e fuqishëm që ndodhi sot në Lushnje, mësohet se magazina në ndërtim është në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Ndërkohë deputeti Çela, i cili u dëmtua nga shpërthimi i fuqishëm në një magazinë në Lushnjë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mësohet se nga shpërthimi mbetën të lënduar dhe 4 persona të tjerë, ndërsa një ka humbur jetën.
Po ashtu ashtu raportohet se të lënduarit janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specialuzar, pasi disa të plagosur ndodhen në rrezik për jetën.