Connect with us

Kosova

Shpërthimi në veri të Kosovës/ Stano: Jemi të shqetësuar për situatën

Bashkimi Evropian ka reaguar sërish i shqetësuar lidhur me situatën në veri të Kosovës, pas shpërthimit të një granate dore në Lagjen e Boshnjakëve.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media tha se do të reagojnë me kohë në rast se është e nevojshme.

“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një de-përshkallëzim të tensioneve. Dua të ripërsëris se jemi duke e përcjellë me shqetësim situatën dhe do të reagojmë me kohë në rast se është e nevojshme”, është shprehur Stano.

Më parë lidhur me situatën në veri ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se grupet kriminale kanë gjuajtur me granatë dore, si shenjë revolte ndaj arrestimit të tre serbëve për krime të kryera ndaj civilëve në Kosovë.

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës. Sipas raportimeve, përveç dëmeve në një makinë nuk raportohet për të lënduar.

Advertisement