Connect with us

Rajon

Shpërthimi në Zubin Potok, Vuçiç: Ngjarja u shfrytëzua për të sulmuar Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu drejtua qytetarëve serb këtë të dielë lidhur me shpërthimin në kanalin e ujit në Zubin Potok më 29 nëntor 2024. Vuçiç u shpreh se Prishtina ka sulmuar ashpër Serbinë, pasi ata nuk kanë asnjë lidhje me këtë sulm. Vuçiç tha se nuk ka asnjë fakt se Beogradi qëndron pas shpërthimit në Zubin Potok.

“Nuk ka sesi mund të dëshmojnë diçka që nuk ekziston, kështu që njerëzit të jenë të qetë. Beogradi nuk është i përfshirë dhe do të shohim se kush është i përfshirë më vonë. Dje ka pasur një tentativë për një sulm të madh dhe të ashpër hibrid ndaj vendit tonë. Meqenëse ne ndoqëm me kujdes gjithçka që u njoftua nga zyrtarët e Prishtinës dhe sponsorët e tyre ndërkombëtarë, si dhe mediat e tyre, nuk mundëm të dëgjonim shumë fakte”, tha Vuçiç.

Advertisement