Sport
Shpëtim Duro denoncon mafian e futbollit: Më larguan nga Superiorja
Shpëtim Duro po shijon kryesimin në kampionatin e Maqedonisë së Veriut si trajner i Strugës, duke qenë tashmë i shkëputur me 5 pikë nga ndjekësi më i afërt, Shkupi. 63- vjeçari nga Tirana, kërkon të fusë në histori Strugën këtë sezon, duke e udhëhequr drejt titullit dhe Kupës për herë të parë si klub.
Kampionati i vendit fqinj nuk është një ligë e panjohur për Duron, ai pasi ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës në dy periudha. Por, përpara se prezantohej te Struga, më 1 mars, largimi i tij nga Egnatia u mbush me mister.
Prej shumë kohesh nuk ka folur për këtë gjë, por sot në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” ka zbuluar disa gjëra, madje edhe duke akuzuar segmente te caktuara qe sipas tij ndikojnë në emërimin dhe shkarkimin e trajnereve.
“Që kur jam larguar nga Egnatia, kam zgjedhur të mos prononcohem për atë që ndodhi, sepse të them të drejtën jam ndierë shumë keq. Arsyen që jam larguar unë e di shumë mirë. Sigurisht që ishte e papritur dhe zhgënjim i madh, por nuk dua ta publikoj të vërtetën në këtë moment.
Për largimin dhe emërimin e trajnerëve në kampionatin shqiptar nuk marrin pjesë në masën 100% presidentët e klubeve, por ka edhe një grup mafioz që punon gjithmonë mbrapa shpine për të vendosur të ardhmen tonë,”- ka thenë ndër te tjera Shpetim Duro.