Connect with us

Kosova

Shpëtimi vjen nga Ankaraja/ Kosova e rrezikuar, Turqia si horizont i ndryshimeve gjeostrategjike

Kosova e rrezikuar, Turqia si horizont i ndryshimeve gjeostrategjike

Postera dhe portretet e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, u vendosën në të gjithë Prishtinën, pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet në Amerike në muajin nëntor.

BE-ja, nga ana tjeter me nje lidership te ri, ka shprehur mbështetjen për integrimet evropiane të Kosovës, por ka ripërsëritur se kjo rrugë varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, që është ende shumë larg.

Që nga fillimi i këtij viti, SHBA ka pasur edhe një administratë të re të udhëhequr nga presidenti Donald Trump, i cili është zotuar të zgjerojë lidhjet me Kosovën.

Tashme eshte e qarte se aleancat në botë po ndryshojnë. Megjithatë, vëzhguesit thonë se ngjarjet e javëve të fundit kanë treguar se fokusi mund të ndryshojë shpejt, kështu që Kosova duhet të përshtatet me një botë ku asgjë nuk është e garantuar sikurse deri dje.

Romana Vlahutin, nga Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara, tha se pozita e Ballkanit Perëndimor në politikën e jashtme amerikane nuk është e sigurt dhe sipas saj, Kosova duhet të fokusohet në forcimin e partneriteteve me vendet evropiane dhe me vetë BE-në.

E pyetur nëse Kosova mund të mbështetet në një BE të tillë – me 27 anëtarë të ndryshëm – Vlahutin tha se nuk është në interesin e BE-së që të ketë një krizë të hapur në kontinentin evropian.

Për Tefta Kelmendin nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Kosova duhet të ripunojë marrëdhëniet e saj me BE-në dhe anëtarët kryesorë, si Franca. Përçarja transatlantike, tha ajo, ka implikime serioze për sigurinë ne Kosove, e cila është në një zonë gri pa njohje të plotë ndërkombëtare.

Kelmendi beson se kjo është një kohë kritike që BE-ja të rrisë mbështetjen e saj për Kosovën, por sipas saj, edhe Kosova gjithashtu duhet të jetë më pragmatike dhe fleksibile dhe të përshtatet shpejt me pasiguritë.Sic u shpreh ajo, është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kosova të diversifikojë aleancat dhe theksoi se Prishtina zyrtare duhet ta kuptojë realisht rolin e rëndësishëm të Turqisë në botë dhe të përdorë partneritetin e saj me të vend për të arritur qëllimet e saj.

Nga ana tjeter, Vllahutin potencoi se Turqia është një fuqi serioze ushtarake dhe, sic u deklarua ajo, “Kosova duhet te jete ne kontakt te vazhdueshem me Ankarane zyrtare”.

 

Advertisement